Lexoni çfarë thonë psikologët dhe respektoni atë që thonë ata kur herën tjetër të shkoni në ndonjë takim të rëndësishëm
Shkencëtarët thonë që në bazë të ngjyrës të cilën shpesh e zgjidhni ka mundësi që shumëçka të tregojë për personalitetin tuaj, transmeton Telegrafi.
Në bazë të kombinimeve të veshjeve, këtë përshtypje të parë do të lini te bashkëpunëtorët.
E bardha
Në fund, e bardha e butë, pos që është shprehje sofistike, sipas psikologëve, kjo ngjyrë lë përshtypje që jeni person i organizuar i cili dëshiron që çdo gjë të jetë “në vendin e vet”.
E kaltra
Nuancat e së kaltrës, posaçërisht e kaltra ngjyrë deti, sipas psikologëve, është ideale për intervistat për punë.
Vjollcë
Gjatë historisë, këtë ngjyrë më së shumti e kanë bartur familjet e pasura si edhe sunduesit. Prandaj, ngjyrën vjollcë shmangeni kur shkoni në bisedime për punë apo në takim dashurie, sepse ajo, sipas psikologëve, lë përshtypje artificiale dhe imponimi.
E kuqja
Siç edhe mund të supozohet, nuancat e së kuqes janë ideale për takime dashurore. Kjo ngjyrë trazon afshin, ndërsa, sipas shumë hulumtimeve, damat në nuanca të kuqe u janë meshkujve më joshëse.
E zeza
Edhe pse vite të tëra në botën e modës e zeza është konsideruar elegante, psikologët thonë që kjo ngjyrë zgjon agresivitet dhe këshillojnë që me çdo kusht ta shmangni kur është fjala për bisedimet për punë.
E hirta
Nuancat e hirta janë të pavërejtura dhe i ndihmojnë individit që t’i bashkohet çdo grupi. Prandaj kjo ngjyrë rekomandohet për punë dhe takime, kur nuk ka nevojë të jeni në qendër të vëmendjes.
E gjelbra
Për cilëndo nuancë që të jetë fjala, e gjelbra qetëson dhe nxit kreativitet. Për këtë shkak, bashkëbiseduesi mund të mendojë që jeni produktiv, imagjinues dhe i guximshëm. /Telegrafi/