Një pjesë e madhe e njerëzve e përdorin rrjetin social Facebook për t’i spiunuar të tjerët, duke mos e ditur se llogaria juaj në Facebook mund të zbulojë shumë rreth personalitetin tuaj.
Po pra, sipas hulumtimeve, aktiviteti juaj në Facebook zbulon shumë për personalitetin e një njeriu, duke përfshirë atë se sa kanë vetëbesim apo sa janë narcisistë, tranmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë zbuluar se:
– Personat e zemëruar e përdorin Facebook-un për të kërkuar vëmendje nga të tjerët
– Narcisistët e përdorin për të treguar rreth arritjeve ty tyre, dietave dhe ushtrimeve, si dhe për të kërkuar vëmendje përmes pëlqimeve të shumta
– Personat e hapur, kureshtarë dhe kreativë, e përdorin kryesisht për tema intelektuale dhe politike
– Personat e ndërgjegjshëm nuk postojnë aq shpesh, dhe kur e bëjnë këtë, është kryesisht rreth fëmijëve të tyre
– Personat me vetëbesim të ulët postojnë kryesisht për partnerët e tyre /Telegrafi/