Para seksit të parë me partneren e re femrat në tërësi u përkushtohen zbukurimit, ka konstatuar studimi i brendit të rrobave të brendshme BluebellaI, i zhvilluar me 1.000 femra. Ato mesatarisht shpenzojnë deri në gjashtë orë për t’u rregulluar, transmeton Telegrafi.
Është me rëndësi se si të silleni – a dini të relaksoheni dhe të kënaqeni plotësisht në seks, të keni vetëbesim dhe të ndiheni e sigurt kur të jeni para tij plotësisht lakuriq.
Pas qëndrimit, lëvizjet femërore, sipas mendimit të meshkujve gjëja tjetër është ta shihni me sy seksin. Nëse tashmë keni vendosur që të bëni seks, relaksohuni tërësisht.
Meshkujt dëshirojnë kur femra merr iniciativën, me lëvizjet e veta dhe me pëshpëritje të qeta në vesh të thonë se çka dëshirojnë. Provoni poza të ndryshme, trupi i tij do t’ju tregojë kur diçka do ta kënaqë më shumë, e kur më pak.
Ndër përgjigjet e lexuesve të Men’s Health, sytë jenë pjesë e trupit të cilëve mashkulli më së shumti i kushton kujdes gjatë seksit. Sytë janë shumë seksi, dhe vetëm me një shikim çdo mashkull mund ta çarmatosni. Bëhuni më e guximshme dhe shikojeni drejt në sy gjatë seksit, do të ndihet i admiruar. /Telegrafi/