Site icon Telegrafi

Çfarë vëren ai te ju? Këto janë karakteristikat që e bëjnë një femër më joshëse në sytë e meshkujve

Femrat zakonisht vlerësohen si joshëse nga meshkujt nëse kanë karakteristika të caktuara fizike.

Kultura e vjetër ka bërë që t’i portretizojë femrat e holla si më joshëset, por çfarë thotë shkenca për këtë çështje?

Epo, tani nuk jetojmë më në një botë ku lidhjet ekzistojnë vetëm për ta vazhduar racën njerëzore. Meshkujt nuk duhet të jenë qenia më e fortë fizike për ta fituar zemrën e femrës dhe ato nuk duhet të jenë shtëpiake të holla, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ka disa trajta fizike të cilat janë vlerësuar si joshëse qysh prej fillimit të kohës.

Flokët e shëndetshme

Kualiteti i flokëve të një personi shpeshherë është indikator i mirë i shëndetit të përgjithshëm. Nëse një grua ka femra të gjata e të bukura, jo vetëm se do të duket më e re, por edhe më fertile për dashnorët potencialë.

Makijazhi i paktë

Shumica e femrave e ndjejnë presionin për të vënë shumë makijazh në mënyrë që t’i fshehin “të metat” në fytyrën e tyre, por ky është një ‘departament’ në të cilin aq më pak që vëni, aq më mirë është.

Kjo sepse hulumtuesit kanë konstatuar që femrat të cilat vënë më pak makijazh perceptohen si 40% më joshëse sesa ato që vënë shumë makijazh.

Buzëqeshja

Kjo është diçka që të gjithë jemi të aftë ta bëjmë, apo jo?

Femrat të cilat buzëqeshin shpesh perceptohen si më pozitive dhe më të lumtura nga meshkujt, dhe rrjedhimisht edhe më joshëse.

Ngjyra e kuqe…

Siç duket, ngjyra e kuqe te femrat i stimulon shqisat e meshkujve dhe ai ndihet i joshur.

Pra, nëse keni dilema se çfarë fustani të vishni sonte në mbrëmje, po jua heqim këtë dilemë: vishni fustan me ngjyrë të kuqe!

Kjo jo vetëm se do t’ju bëjë më joshëse në sytë e meshkujve, por edhe më festive. /Telegrafi/

Exit mobile version