Site icon Telegrafi

Çfarë vërejnë femrat tek mashkulli në takimin e parë?

Përshtypja e parë për dikë, ndoshta, nuk është më e rëndësishmja, por me siguri se e ka peshën e vet.

Pesha dhe gjatësia
Sa jeni të gjatë dhe sa peshoni është gjëja e parë të cilën shumica e femrave e vërejnë, sepse kërkojnë një mashkull i cili ju përshtatet edhe fizikisht. Prandaj, kujdes me trupin dhe mos lejoni që të shtoni për së tepërmi në peshë.

Atraktiviteti
Kryesisht meshkujt i dëgjojmë se si pranë vetes kërkojnë një femër atraktive, por edhe për femrat vlen e njëjta. Pos atraktivitetit ato dëshirojnë që mashkulli të ketë stil të mirë të flokëve, stil të veshjes dhe ta mbajë higjienën personale.

Humori
Femrat i tërheq buzëqeshja. Në takimin e parë mos jini i mërrolur apo tepër serioz. Tregoni se keni buzëqeshje të bukur dhe josheni. E, mos harroni se femrave ju pëlqejnë meshkujt që kanë sens humori.

Vetëbesimi
Meshkujt të cilët rrezatojnë me vetëbesim janë shumë më tërheqës. Femrave ju nevojitet vetëm disa minuta për ta vlerësuar që në takimin e parë se sa vetëbesim keni në veten tuaj. Po ashtu, mbani mend se arroganca nuk është e ngjashme me vetëbesimin.

Komunikimi
Meshkujt në takimin e parë provojnë ta impresionojnë femrën. Mirëpo, ato nuk dëshirojnë të flisni për veten tuaj, por kanë dëshirë t’i lini që ato vetë të interesohen për gjërat. Pra, komunikimi le të jetë i dyfishtë dhe me këtë rast femrën shikojeni në sy. /Telegrafi/

Exit mobile version