Demat janë klasikë, dëshirojnë të pushojnë, të hanë, të kënaqen dhe të dashurojnë. Sa më ngadalë, aq më mirë. Sa më shumë stimulime për kënaqësi, aq më ëmbël.
Mund të udhëtoni pothuajse gjatë gjithë verës, mirëpo më mirë është që të mos udhëtoni gjatë pjesës së saj të parë, transmeton Telegrafi.
Më shumë për shkak se një sërë planetësh në kuadratin e shenjës suaj do të bëjnë që të ndiheni më të dobësuar nga fundi i muajve korrik dhe gusht.
Që në shtator sërish çdo gjë do të vijë në vend të vetin, prandaj nëse planifikoni të pushoni, bëjeni nga fillimi apo fundi i verës.
Në punë çdo gjë të jetë në rregull, ndërkaq ju jeni të gatshëm edhe t’i ndryshoni shprehitë tuaja në mënyrë që të jeni më të shëndetshëm, më belhollë, më të efektshëm në çdo pikëpamje.
Ky ndikim do të ndodhë gjatë tërë verës, andaj nuk përjashtohet mundësia që të orientoheni nga jeta e shëndetshme, ushtrimet e jogës, meditimet etj.
Intuita do t’jua forcojë edhe atë që është më e rëndësishme – andaj nga rezervuari i pasur i brendësisë suaj do të dalë frymëzim i madh si në jetën private ashtu edhe në atë afariste.
Është e mundshme që të afërmit tuaj do të befasohen me ndonjë propozim të pazakonshëm me të cilin do të freskoni jetën tuaj.
Deri në muajt qershor dhe korrik Venera gjithsesi do t’jua hap të gjitha dyert e dashurisë, mirëpo pas kësaj periudhe nuk do ta keni keq me kusht që të dini masën e kënaqësisë.
Nëse udhëtimi nuk është i rehatshëm, më me dëshirë do ta shmangni. Për t’u inspiruar, Demi duhet patjetër të ketë motiv të fortë, të cilin do ta iniciojnë afshi dhe mundësia e fitimit.
Jeni të gatshëm të shpenzoni për të kënaqur veten dhe personat tuaj të dashur, mirëpo ju presin larje llogarish, mirëpo në ndonjë rast tjetër do të kompensoheni. /Telegrafi/