Site icon Telegrafi

Çfarë tregojnë për meshkujt pozat e seksit?

Pozën misionare e praktikojnë meshkujt që kanë mungesë kreativiteti, të cilët kurrë në shoqëri nuk kanë qenë të veçantë, por kanë ecur pas saj, dhe meqë nuk janë të shkathët në joshjen e femrave, në këtë pozë ndihen shkëlqyeshëm, sepse e ndien veten superiorë, transmeton Telegrafi.

Stilin doggy e praktikojnë meshkujt të cilëve burim kryesor i njohurisë dhe i inspirimit u janë filmat pornografikë, ndërkaq gjatë seksit nuk e shohin partneren por fantazojnë për ndonjë person me vithe të plota sikur të tipit të Kim Kardashianit.

Seksin në këmbë e praktikojnë bodybilderët fjalëshumë për të cilët është kjo edhe një rast që të shohin muskujt e tyre në aksion, ndërkaq partneren e konsiderojnë si objekt të dorës së dytë.

Poza 69 gjithashtu tregon përvojën e pasur nga filmat pornografikë të cilët janë pjesë e pandashme e rutinës ditore, mirëpo edhe në faktin që mashkulli mendon që është zot në seks, ndërkaq në të vërtetë vetëm përsërit atë që ka parë në ekran.

Pozën e kaubojit e adhurojnë tipat të cilët janë dembelë të mëdhenj. Dëshirojnë të jenë pasivë dhe të mos bëjnë gjë, mirëpo kur është fjala për kënaqësinë nuk dëshirojnë ta humbin. Nuk e kanë atë energji në hulumtime, andaj nëse u prin fati nuk do të humbin kohë duke hulumtuar në internet.

Poza e kundërt e kaubojit megjithatë është variant më i mirë, sepse fjala është për tipin i cili dëshiron të shohë se çfarë bën dhe me atë rast do të kënaqë edhe partneren mu ashtu siç duhet. E pra, nëse hasni në tipin e tillë, mos e lini t’ju dalë nga dora, është më i miri nga të gjithë të tjerët. /Telegrafi/

Exit mobile version