Site icon Telegrafi

Çfarë thanë yjet e futbollit për Xavin

“Ai është një shembull për mua dhe për të gjithë lojtarët që vinë nga akademia e që mundohen të futen në skuadrën e parë”. – Sergio Busquets.

“Ai di si të mbrohet dhe si ta organizojë lojën shumë mirë, si dhe ta përfundojë aksionin bukur. Unë mendoj se ai është një lojtar shumë i kompletuar”. – Vicente del Bosque.

“Më pëlqen mënyra se si luan ai. Ai është futbollisti që më ka pëlqyer më së shumti në katër vitet e fundit”. – Daniele De Rossi gjatë Euro2012.

“Ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë, lojtar kryesor i Barcelonës dhe i Spanjës. Ai mund të luaj edhe shumë ndeshje, 1000 do të ishte një shifër e bukur”. – Carles Puyol, në ndeshjen e 700-të të Xavit.

“Tiki-Taka është e regjistruar në emrin e Xavit. Në ditën që ai nuk do të jetë këtu, nuk e di se a do të mund ta vazhdojmë këtë mënyrë loje”. – Sandro Rosell.

“Barca kurrë nuk ka pasur një mesfushor apo një lojtar si ai, për të gjitha ato që ai i ka dhënë dhe për mënyrën se si ndihet për ato ngjyra”. – Victor Valdes.

“Është kënaqësi të luash me Xavin. Ai është një lojtar ndryshe që i bën gjërat të duken të lehta. Ai i sheh pasimet që vetëm ai mund t’i shohë”. – Lionel Messi.

“Xavi është lojtari që e ka ADN-në e Barcelonës, një lojtar i cili ka shije për futboll të bukur, një lojtar i cili mbetet modest dhe i cili është besnik ndaj klubit”. – Pep Guardiola.

“Ai është truri i skuadrës, ai na jep baraspeshë dhe kurrë nuk e humb topin”. – Sergio Busquets.

“Ai është një lider, një shembull. Në nivel të futbollit, ai është i privilegjuar pasi që gjithmonë është një hap para lojës, dhe para gjërave që ndodhin”. – Andres Iniesta.

“Nuk mendoj se Xavi dhe Iniesta e kanë humbur ndonjëherë topin në jetën e tyre. Ata të fusin në mes dhe mund të lënë pa mend”. – Sir Alex Ferguson. /Telegrafi/ 

Exit mobile version