Çimkat e gjelbra janë lajmëtarë të padëshiruar të ditëve të ngrohta dhe të motit të mirë, të cilave nuk u gëzohemi edhe aq shumë, por të cilat na krijojnë probleme të mëdha, sepse vështirë mund t’i eliminojmë
Ato, krahas nxehtësisë në shtëpinë tonë, i tërheq edhe aroma e ushqimit, por edhe drita, transmeton Telegrafi.
Është e njohur që çimkat e gjelbra ushqehen me lëngun e pemëve dhe perimeve, andaj nëse në shtëpi keni pemë të cilat i mbani në tepsi, ato do ta ndiejnë dhe do të futen në shtëpinë tuaj.
Kur të gjenden në ndonjë lokacion i cili u përshtatet dhe në të cilin mund të mbijetojnë, ato lirojnë feromonin i cili tërheq edhe çimkat tjera në atë lokacion. Prandaj, kur shihni një çimkë, duhet ta dini që me siguri ka edhe të tjera në afërsi.
Edhe pse janë dëmtuese dhe i dëmtojnë pemët dhe perimet, çimkat e gjelbra nuk do të dëmtojnë mobiliet tuaja apo të gërryejnë rrobat nëse gjenden në ormanin tuaj.
Ato do të hanë ushqimin i cili gjendet në shtëpinë tuaj dhe prandaj nuk duhet të bëni panik të madh kur i shihni në kuzhinë.
Kur çimkat e gjelbra të gjendet në shtëpinë tuaj, është e vështirë që të gjejë vetë daljen jashtë.
Kur jashtë është ngrohtë, patjetër vendosni rrjeta në dritare dhe në dyer të cilat hapen, por mos i hapni kur jashtë është errësirë, ndërkaq brenda është e ndezur drita, sepse në errësirë drita i tërheq. /Telegrafi/