Vështirë se ka ndonjë femër e cila nuk përballet me ndjenjën e pakëndshme të lagështisë përreth vagjinës së saj gjatë ditëve të nxehta të verës
Qe se si mund t’i zbusni problemet, në mënyrë efikase dhe pa mundime të mëdha, transmeton Telegrafi.
“Djersitja është aparat klime i cili mundëson që vetë të freskoheni”, thotë dermatologia dr. Joyce Imahiyerobo.
Ajo thekson që në zonat e caktuara të trupit, siç janë: nënsqetullat, gilcat dhe maja e kokës, gjenden më shumë gjëndra të djersëve, andaj shumica e femrave më shumë djersiten në zonën vagjinale.
Ndërkaq zona vagjinale është specifike, sepse ka dy lloje gjëndrash të djersëve.
Dr. Suzan Fridler, dermatologe, nga Nju-Jorku, shpjegon: “Vagjina është pjesë e brendshme e trupit dhe ajo nuk djersitet, por djersitet pjesa e cila e rrethon – vulva.
Shumica e trupit është e mbuluar me gjëndra endokrine që në trupin e njeriut ka midis dy dhe pesë milionë, ndërkaq më së shumti ka në pjesën e poshtme të shputave dhe në shuplaka”.
Djersitja, pra, është krejtësisht normale, mirëpo nëse e shoqëron aroma e pakëndshme, mund të jetë simptomë e infeksionit vagjinal.
Ajo që mund të bëni për ta zbutur djersitjen në pjesën e gilcave dhe telashet, është që të vishni rroba të brendshme pambuku, rekomandohet edhe rroja e qimeve në atë pjesë të trupit, por zgjidhje adekuate është edhe gjeli intim. /Telegrafi/