Ditë më parë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ishte nën presion të madh shkaku i luftës në Rripin e Gazës.
Por, sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit i ofroi kryeministrit një litar shpëtimi, raporton bbc.
Në një arritje të jashtëzakonshme të bashkëpunimit ushtarak, SHBA-ja dhe aleatët e tjerë perëndimorë ndihmuan Izraelin të rrëzonte më shumë se 300 dronë dhe raketa të lëshuara nga Irani.
Asnjë udhëheqës arab nuk ka qenë një kritik më i ashpër i luftës së Izraelit në Gaza sesa mbreti Abdullah i Jordanisë.
Por, forcat ajrore të Jordanisë iu bashkuan operacionit, duke rrëzuar predha që shkonin drejt Izraelit.
Thirrjet për vendosjen e kushteve për ndihmën ushtarake për Izraelin u zëvendësuan me shprehje të fuqishme solidariteti.
Netanyahu i janë paraqitur mundësi të reja politike. Gaza është jashtë titujve, të paktën për një ose dy ditë.
Por, presioni ndaj kryeministrit ka ndryshuar. Megjithatë nuk ka kaluar. Lëvizjet e ardhshme të Izraelit mund ta dyfishojnë atë. /Telegrafi/