Miqësia nuk ka çmim, mirëpo as dashuria nuk zgjedh mënyrën as kohën kur do të futet në zemrën e dikujt
Nuk ndodh kështu edhe aq rrallë që zemra juaj të fillojë të rrahë për ish të dashurin e shoqes suaj më të mirë. Çfarë të bëni atëherë?
Situatën e komplikon edhe më shumë edhe ajo nëse ata mbeten miq të mirë pas ndarjes apo nëse kanë ardhur deri në atë moment që më nuk mund as ta shikojnë njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.
Të jesh ose të mos jesh, çfarë duhet të bësh tani?
Imagjinoni skenën dhe nuk do t’ju duket edhe aq e pamundshme – me shoqen jeni të pandashme, pini kafe, llafosni gjithë ditën dhe i ndani bashkërisht të gjitha problemet dhe natyrisht edhe ato dashurore.
Ajo ka qenë madje një kohë të gjatë në lidhje me atë bandill shumë të bukur, janë ndarë dhe ajo gjatë e ka vuajtur ndarjen.
Natyrisht, duke u shoqëruar me të e ke njohur edhe atë, ndërkaq disi kohëve të fundit kanë filluar kontaktimin. Një herë nëpërmjet Facebookut, pastaj nëpërmjet telefonit, keni shkuar të pini kafe dhe pastaj ke kuptuar që ke rënë në dashuri me të…
Situatë e pakëndshme, apo jo?
Pyetja e parë të cilën duhet t’ia bësh vetes në situatën e tillë a ju bren ndërgjegjja për këtë shkak, pastaj edhe sa kohë ka kaluar nga ndarja e tyre.
Ajo që është sigurt shoqja juaj nuk do të jetë edhe aq e lumtur për këtë shkak, prandaj kujdesuni për veprimet tuaja.
A të pëlqen edhe aq shumë ai bandill që për shkak të tij të mbetesh pa personin i cili gjatë gjithë atyre viteve të kaluara ju ka ofruar përkrahje të mëdha, dhe me atë rast nuk je as e sigurt për ardhmërinë e lidhjes potenciale, as për atë se a do të zgjat ajo më shumë se disa muaj dhe a do të jesh e lumtur me të.
Imagjinoni vetëm se si do të dukej shoqërimi i përbashkët sikur të ishit bashkuar me të. Ndoshta kjo gjë shoqen tënde të ngushtë nuk do ta pikëllonte personalisht, posaçërisht nëse ka filluar ndonjë lidhje të re.
Është me rëndësi të dëgjosh instinktet tuaja dhe me siguri nuk do të gabosh, edhe pse në situatën e këtillë nuk ka përgjigje të mençur.
Në situata të tilla dikush nga ju të tre gjithmonë do të jetë i lënduar, prandaj kini kujdes për veprimet që i bëni, me kujdes peshoni dhe matni dhe vetëm pastaj merrni vendim.
Kurrë mos luaj me zemrën e tjetrit, sepse një ditë do të mund t’ju ndodhë e njëjta gjë edhe juve. /Telegrafi/