Site icon Telegrafi

Çfarë të bëni nëse s’keni mjaftueshëm para për dhurata

Periudha e fundvitit është kaq festive, sa është e pamundur të mos ndalesh para vitrinave të dyqaneve për të menduar për dhuratat e familjarëve dhe miqve

Duket bukur kjo deri në momentin kur kupton se nuk ke mjaftueshëm buxhet. Megjithatë mos u shqetësoni pasi me pak mundim mund t’ia dilni të befasoni të dashurit tuaj.

Gatuani diçka

Fakt: Njerëzit i duan ëmbëlsirat. Jo vetëm që do të dhuroni diçka të bërë me shumë dashuri nga ju, por edhe kostoja do të jetë relativisht e lirë. Mund të gatuani biskota, kek me mollë, panetone dhe ëmbëlsira të tjera, të cilat mund t’i personalizoni për ta bërë dhuratën të duket më e veçantë.

Organizoni një darkë me miqtë/familjarët

Blerja e dhuratave është argëtuese dhe domethënëse, por koha që kalon me ta ka vërtet rëndësi. Në fund të ditës, janë kujtimet ato që mbesin përgjithnjë. Me pak buxhet mund të organizoni një darkë me miqtë/familjarët.

Të tjera aktivitete që mund të organizoni

– mblidhuni për të parë një film;
– shkoni në kinema/teatër;
– dilni për të konsumuar diçka në mbrëmje.

Burimi: Work Life

Exit mobile version