Site icon Telegrafi

Çfarë të bëni kur e keni harruar një gjuhë të huaj që e keni ditur në fëmijëri

Vetëm se e keni harruar një gjuhë të huaj që e keni ditur kjo nuk do të thotë se ajo është zhdukur krejtësisht nga memoria juaj.

Duke folur për ‘Quarts’, Monika Schmid, hulumtuese për këtë çështje në Universitetin e Essexit, nuk e beson se kjo humbje është e përhershme, transmeton Telegrafi.

Ajo thotë se kjo humbje është e përkohshme dhe asnjëherë nuk fshihet nga mendja juaj.

Schmid shpjegon se kur një fëmijë fillon ta mësojë një gjuhë tjetër, ata përfundojnë duke ndërtuar barriera mendore për ta bllokuar versionin e gjuhës amtare të fjalëve të cilat janë duke i mësuar.

“Nuk është se e keni harruar atë gjuhë, por atë thjeshtë e keni ‘varrosur’ dhe duhet ta gërryeni prapë e kjo merr energji”.

Sidoqoftë, në mënyrë që ta riktheni atë gjuhë, mjafton të filloni ta flisni atë më shpesh.

Pra, mënyra më e mirë është të filloni ta praktikoni prapë atë gjuhë. Ndoshta procesi mund të merr shumë kohë, por për ata të cilët duan ta flasin edhe një gjuhë të huaj që e kanë ditur dikur, ia vlen barra qiranë! /Telegrafi/

Exit mobile version