Si ushqehet Megan Fox? Ky është plani i saj i detajuar i dietës
Megan Fox konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë, madje edhe kritikët më të mëdhenj nuk ia gjejnë dot të metat.
Tiparet përsosmërisht korrekte të fytyrës, sytë e gjelbër dhe një trup që gjysma e planetit e ka zili, të gjithë do të mendonin se nëna natyrë i dhuroi asaj gjithçka që mund t’i dhurohet, transmeton Telegrafi.
Është e vërtetë që kjo nënë e tre fëmijëve kujdeset për dietën, trupin e hollë dhe mbi të gjitha shëndetin.
Bukuroshja nuk ha ushqime të përpunuara dhe ato të pasura me karbohidrate. Këtë e ka konfirmuar i fejuari i saj Machine Gun Kelly në një intervistë:
“Ajo ushqehet super shëndetshëm. Çdo gjë është pa gluten dhe organike në meny të saj”.
Konkretisht, Megan praktikon një dietë me pesë faktorë të përshkruar nga trajneri i saj personal Harley Pasternak. Zakonisht ha tri vakte të vogla në ditë dhe dy meze të pasura në mes.
Dhe ja çfarë ha saktësisht për mëngjes, drekë dhe darkë:
Kafjalli
Megan e nis ditën me një mëngjes të pasur me të bardha veze, bajame dhe tërshërë.
“Fokusi është te proteinat, fibrat dhe yndyrat e shëndetshme”, tha Pasternak.
Bajamet janë arra me më shumë fibra, vitaminë E dhe riboflavinë dhe kanë rreth 6 g proteina bimore. Të bardhat e vezëve në një vezë të madhe kanë rreth 4 gram proteina. Pra, mëngjesi përmban mjaftueshëm proteina për ta mbajtur Meganin të ngopur për disa orë.
Fox shmang alkoolin dhe pijet energjike, ndërsa ditën e fillon me kafe.
“Gjëja më e keqe që vendos në trupin tim është kafeja një herë në ditë”, tha ajo në një rast.
Dreka
Sallata e pulës ose salmonit të pjekur në skarë janë zakonisht zgjedhja e Meganit për drekë. Pasternak rekomandon që mishi i pulës ose peshku të jenë sa shuplaka e dorës.
Kontrolli i porcionit është çelësi dhe kur aktorja dëshiron të humbasë peshë, ajo pi uthull molle ose erëzon një sallatë me të.
Darka
Nëse salmoni nuk ishte për drekë, atëherë është padyshim në menynë e darkës.
“Megan Fox më në fund më dëgjoi… Tani ajo e adhuron salmonin dhe e ha të paktën një herë në ditë. Më shumë salmon, sallatë me kastravec, supë dhe pak sojë jeshile,” zbuloi Pasternak.
Messhujtat
Aktorja ka dy ushqime të balancuara nga ana ushqyese midis vakteve: një mes mëngjesit dhe drekës, dhe tjetri midis drekës dhe darkës ose pas darkës. Megan i pëlqen smoothie-t dhe dietologia e saj ka treguar se cilat janë të preferuarat e saj.
“E preferuara e saj është smoothie, nga çdo frutat e malit, çaj kardamon, një lugë proteine pluhur dhe pak qumësht bajamesh”.
Aktorja gjatë ditës pi edhe shake proteinash, ndërsa në mbrëmje ha fruta. Duke qenë se nuk konsumon shumë karbohidrate, frutat janë një burim i shëndetshëm i kësaj lënde ushqyese. /Telegrafi/