Telegrafi

Çfarë nuk tregojnë nënat

Ne jua përkujtojmë se jeni qenie njerëzore si të gjithë të tjerët, e bërë nga gjaku e mishi, dhe jo një supergrua, dhe se edhe nënat tjera kanë të njëjtat fshehtësi dhe probleme si ju. Ja cilat:

* E lënë fëmijën të qajë në mënyrë që të kryejnë punët.
* E gënjejnë fëmijën, edhe pse i kanë thënë se gjithmonë do t’ia thonë të vërtetën.
* Më së shumti argëtohen me fëmijën më të vogël.
* Nganjëherë e kanë mërzi të luajnë me fëmijën e tyre.
* Nganjëherë dëshirojnë të kenë fëmijë të gjinisë tjetër.
* Nuk ua ndërrojnë aq shpesh sa duhet pelenat.
* Kalojnë ditë të tëra, ndërsa në meny nuk ka perime apo ushqim tjetër të shëndetshëm.
* I lënë të mbajnë këpucë të vogla për një kohë shumë të gjatë.
* Tepër shpesh e përdorin televizorin si dado.
* Nganjëherë më shumë preferojnë të flenë dhe të punojnë, sesa të qëndrojnë me fëmijën.

/Telegrafi/