Aparate shtëpiake
Vetëm nëse partnerja juaj ka shprehur dëshirën e flaktë për një blender apo aparat për kafe, mos guxoni t’i blini diçka nga kuzhina apo enë. Në fakt, nëse ajo edhe kënaqet duke gatuar, me siguri se nuk dëshiron që nga ajo të prisni se brenda ditës do t’ju gatuajë me qindra receta, transmeton Telegrafi.
Fotografitë tuaja
Pa marrë parasysh se sa e pazakontë tingëllon, kjo mund të jetë njëra nga dhuratat më të tmerrshme të mundshme. Para se të zgjidhni foton tuaj më të mirë dhe të zgjidhni kornizën më të lezetshme, para se ta mbështillni dhe ta zbukuroni bukur, mendojeni edhe njëherë.
Gjithçka që nuk mund të zëvendësohet
Nëse të dashurës tuaj i blini një dhuratë tejet të shtrenjtë, kontrolloni paraprakisht nëse në rast se nuk i pëlqen mundet ta ndërrojë, apo zëvendësojë me diçka tjetër.
Prodhime dietale
Nëse nuk dëshironi telashe, mos i blini asgjë që ka të bëjë me humbjen në peshë. Porosia, të cilën ajo e kupton porsa ta hapë dhuratën, është se ju nuk e pëlqeni ashtu si është dhe se duhet të humbasë në peshë. Edhe pse ndoshta nuk e keni menduar këtë, një reagim të tillë e keni të vështirë ta shmangni. /Telegrafi/