Produktiviteti mund jetë rreth të bërit shumë gjëra, mirëpo po aq e rëndësishme është edhe të mos i bëni disa gjëra të caktuara.
Në blogun e saj, Jocelyn K. Glei flet për rëndësinë e listës “ndaloni t’i bëni këto gjëra”. Në këtë kohë ku njerëzit bëjnë disa detyra apo punë njëherazi, mund të jetë e lehtë të fokusoheni në të gjitha gjërat që duhet t’i bëni dhe t’i harroni gjërat që nuk duhet t’i bëni, transmeton Telegrafi.
Çdo njeri e ka listën e gjërave që duhet ndaluar të ndryshme, por ja disa nga këshillat më të pëlqyera të Glei:
– Mos dëgjoni muzikë apo radio që kanë tekst
– Mos i trajtoni e-mailat që vijnë nga persona të panjohur si urgjencë.
– Mos le të jetë përgjigja e celularit apo i mesazheve gjëja e parë që e bëni në mëngjes.
Përveç këtyre, ka edhe këshilla tjera si shmangia e rrjeteve sociale deri pas dite etj. Mirëpo, siç thotë Glei, e rëndësishme është t’i largoni të gjitha gjërat e vogla që ua ngadalësojnë produktivitetin. /Telegrafi/