Site icon Telegrafi

Çfarë nënkupton nëse shihni ëndërr duke rënë?

Ëndrrat që kinse po bini nga lartësi të mëdha janë shumë të zakonshme.

Ndonëse ekziston një mit popullor që nëse bini në tokë në ëndrrën tuaj do të vdisni edhe në jetën reale, thjesht nuk është e vërtetë, shkruan verywellmind.com.

Pra, çfarë saktësisht nënkupton kjo ëndërr?

Sipas shumë interpretimeve të njohura të ëndrrave dhe të paktën një studimi, kjo ëndërr është një shenjë se diçka në jetën tuaj nuk po shkon mirë.

Gjithashtu mund të sugjerojë se ju duhet të ri-mendoni një zgjedhje, për shembull, ose të konsideroni një drejtim të ri në një fushë të jetës tuaj.

“Kjo ëndërr është shumë e zakonshme. Është një simbol i frikës në jetën reale – ndoshta i dështimit në punë ose në jetën tuaj të dashurisë”, thotë Russell Grant, autor i “The Illustrated Dream Dictionary”.

Ai shton se nëse shihni ëndërr kinse po bini shpesh, ju duhet t’i merrni gjërat shtruar dhe ta shijoni veten më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version