Site icon Telegrafi

Çfarë në të vërtetë mendojnë meshkujt për vajzat inteligjente

Shkencëtarët e Universitetit të Buffalos kanë zbuluar se meshkujve u duken seksi vajzat inteligjente, por vetëm në një teori.

Studimi, i publikuar në ‘Personality and Social Psychology Bulletin’ ka zbuluar se “distanca psikologjike” i bën vajzat inteligjente të duken më atraktive.

Por, studimi ka zbuluar se në të gjitha rastet kur meshkujt heteroseksualë kanë shprehur dëshirën ta kenë të dashur një grua inteligjente, kur janë përballur me një të tillë, ata kanë pasur tendenca të jenë më pak të joshur nëse ajo ka qenë më e zgjuar se mashkulli.

Ekspertët sugjerojnë se kur një mashkull bisedon me një grua më të mençur se ai, mashkulli mund të pësojë ndryshime në vetëbesimin e tij dhe mund të mos ndihet aq ‘burrëror’, e kjo i shpie ata të ndihen më pak të joshur nga gratë inteligjente. /Telegrafi/

 

Exit mobile version