Site icon Telegrafi

Çfarë ndodh nëse presidenti i Koresë së Jugut shkarkohet?

Ligjvënësit kanë paraqitur një mocion për shkarkimin e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon.

Por në thelb procesi i shkarkimit do të zgjasë me ditë dhe dy të tretat e ligjvënësve – 200 persona, duhet ta votojnë atë, transmeton Telegrafi.

Partia opozitare thuajse i ka vetë ato shifra. Vetë partia e presidentit ka folur kundër veprimeve të tij, por ende po vendos se si do të përgjigjet – edhe pse vetëm disa prej anëtarëve të saj do të duhet të votojnë në favor të shkarkimit që ajo të ketë sukses.

Nëse mocioni kalon në parlament, kompetencat dhe detyrat e Yoon do të pezullohen menjëherë dhe kryeministri do të bëhet presidenti në detyrë.

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut e ka më pas fjalën e fundit.

Nëse miraton shkarkimin, presidenti shkarkohet dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve. Nëse nuk e miratojnë, ai mund të qëndrojë në detyrë.

Exit mobile version