Provoni metodën magjike japoneze kundër dhembjeve.
Çdo gisht në dorë është i lidhur me organin e caktuar, mjaftojnë 60 sekonda të fërkoni gishtin e caktuar dhe me masazh të zbusni simptomat dhe të eliminoni dhembjen.
Provoni këto metoda të propozuara! – transmeton Telegrafi.
Mjekësia e lashtë japoneze thotë që secili gisht është i lidhur me organin e caktuar në trup dhe me përmirësimin e punës të atij organi dhe eliminimin e disa dhembjeve të zakonshme shëndetësore, si p.sh. dhembja e kokës dhe kapsllëku, mund të ndikohet nëpërmjet gishtit të caktuar.
Për ta eliminuar këtë dhembje, fërkoni gishtin e caktuar dhe shumë shpejt simptomat do të duhej të zbuteshin, madje edhe do të duhej të zhdukeshin.
Mjaftojnë 60 sekonda fërkim dhe të ndieni ndryshimin pozitiv.
Mësoni se cilin gisht duhet ta fërkoni, duke pasur parasysh se çfarë problemi shëndetësor ju mundon:
1. Gishti i madh është i lidhur me zemrën dhe mushkëritë. Bëni masazh këtij gishti kur të ndieni që zemra po ju rrah tepër shumë dhe kur keni probleme me frymëmarrje.
2. Gishti tregues është i lidhur me veshkat dhe fshikëzën. Bëni masazh këtij gishti kur ju mundojnë kapsllëku apo diarreja. Bëni masazh edhe në rast se keni probleme me shpretkën dhe lukthin.
3. Gishti i mesëm është i lidhur me tëmthin dhe mëlçinë. Bëni masazh këtij gishti kur ju mundon pagjumësia, migrena dhe kur gjatë drejtimit të veturës ndieni pështjellim në stomak.
4. Gishti i unazës është i lidhur me zorrën e trashë. Bëni masazh këtij gishti nëse ju mundojnë dhembja e kokës, migrena, shtangia dhe dhembja e qafës, që mund të jenë pasojë e qarkullimit të dobët të gjakut.
5. Gishti i vogël është i lidhur me zorrën e hollë. Bëni masazh këtij gishti kur ndieni vështirësi dhe nervozë.
Këshillë plotësuese: në shuplakat tona gjenden shumë nerva andaj nëse dëshironi ta përparoni shëndetin tuaj, thjesht duartrokitni.
/Telegrafi/