Kur qeshim ne ndryshojmë psikologjikisht; tendosim muskujt e fytyrës dhe të trupit, pulsi dhe presioni i gjakut rriten dhe marrim frymë më shpejt, duke dërguar më shumë oksigjen në indet tona.
Efektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme. Kombinoni të qeshurën dhe lëvizjen (të valëvitni dorën); kjo është një mënyrë e shkëlqyer të përmirësoni rrahjet e zemrës.
Një pionier në kërkimet për të qeshurën, William Fry, pretendonte se, i duheshin 10 minuta mbi një makinë qepëse që rrahjet e zemrës së tij të arrinin në të njëjtin nivel rrahjesh pas 1 minute të qeshure me të madhe. Dhe duket se e qeshura gjithashtu djeg kaloritë.
Një studiues nga Universiteti Vanderbilt, ndërmori një studim të vogël në të cilin ai mati sasinë e kalorive që harxhohen gjatë të qeshurës. Doli se, gjatë një qeshjeje 10-15 minuta digjen 50 kalori. Ndërsa rezultatet janë intriguese, mos jini shumë të nxituar që ta bëni rutinë. Një copë çokollatë ka rreth 50 kalori; në nivelin e 50 kalorive në orë, të humbisni 500 g do t’ju duheshin rreth 12 orë e qeshur e mirë! /Telegrafi/