Trupi dhe metabolizmi mund të kenë më shumë se një efekt në mbajtjen e peshës, shumë më tepër sesa forca e vullnetit
Pasi ndoqi pjesëmarrësit e “The Biggest Loser” përgjatë gjashtë viteve, shkencëtari Kevin Hall ka zbuluar se të gjithë konkurrentët përveç njërit i kishin marrë sërish kilet e humbura pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme.
Për më tepër, çdo konkurrent digjte rreth 500 kalori më pak në ditë sesa personat e tjerë të moshës së tyre dhe të së njëjtës peshë.
Por një artikull i publikuar nga shkencëtarja e re Sandra Aamodt në “New York Times” ka dhënë shpresa të reja për ata të cilët duan të arrijnë peshë ideale.
Nëse dieta nuk është përgjigjja, atëherë çfarë mund të jetë?
Nëse mendja juaj vendos se cila është pesha juaj ideale, atëherë do ta keni më të lehtë që dieta juaj të funksionojë. Por kur mendimeve për ushqimin u jepet prioritet, mendja dhe trupi nuk janë në opozicion (ashtu sikur hiqen në mënyrë dramatike porcionet dhe kështu truri gënjehet se po vdes urie).
Vënia në praktikë e “mendimit për ushqimin” mund të fillojë në mënyra të thjeshta dhe gjithçka bëhet më e ndërgjegjshme për shqisat tona. Për shembull një mënyrë është që të mos përdorni telefonin teksa jeni duke ngrënë, shkruan Shqip. Është mirë që të hani ngadalë dhe pas çdo kafshate të bëni një pauzë sekondare.
Dieta funksionon më mirë nëse nuk gatuani vetë
24 muaj pas një diete me 400 gra, studiuesit konstatuan se anëtarët e grupit që përdornin ushqimet pas takimit me ekspertin kishin humbur mesatarisht 7.4 kilogramë.
Ato që ushqeheshin pasi porosisnin ushqimin me telefon humbën 6.2 kilogramë, ndërsa ato që kishin ushqim të kontrolluar, por që e përgatisnin në shtëpi kishin humbur vetëm dy kilogramë. /Telegrafi/