Site icon Telegrafi

Çfarë mendojnë lojtarët profesionist të CS:GO për ‘map’ –in  Anubis

Gjatë turneut Blast Premier Fall Final i cili përfundoi të dielën, ku fitues doli Heroic, faqja më e madhe për CS:GO HLTV pyeti lojtarët për ndryshimin e fundit ku mapi Dust II u zëvendësua nga Anubis.

Në fillim të këtij muaji, Valve përditësoi grupin zyrtar të ‘map’-ve aktiv, duke zëvendësuar Dust II me Anubis, një map e re e krijuar nga komuniteti që nuk ishte luajtur kurrë më parë në mënyrë konkurruese.

Në turneun Blast Premier Fall Final, HLTV pyeti disa nga lojtarët profesionist çfarë mendojnë ata pas largimit tw Dust II nga lista aktive.

Ky ndryshim për disa siç duket ishte i mirë, e për disa të tjerë jo edhe aq, p.sh. kapiteni i G2, HooXi nuk ishte fans i madh i Dust II, dhe ky ndryshim duket ti ketë pëlqyer atij sipas lojtarit të tij të ekipit ‘huNter’.

Kapiteni i Liquid, nitr0 tha se nuk ka pasur mundësi që ta njoh shumë mapin Anubis edhe pse e di se do të jetë në turneun e radhës.

Për ropz, lojtarin e ekipit FaZe ky ndryshim duket i çuditshëm, pasi sipas tij Anubis mund të zëvendësohej me ndonjë map tjetër dhe jo Dust II.

Pjesë e kësaj interviste ishin edhe lojtarët hampus, rain, trajneri i ekipit Heroic, si dhe analisti Maniac.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë nga HLTV.

 

Exit mobile version