Site icon Telegrafi

Çfarë lloj vendi do të jetë Siria tani për gratë?

Pavarësisht festimeve për rënien e regjimit të Assadit, ka shqetësime në mesin e shumë sirianëve se qeveria e re do të sundojë në një mënyrë të ngjashme.

Gratë dhe grupet minoritare pësuan sfida të mëdha gjatë regjimit të Assadit, duke përfshirë dhunën sistematike, zhvendosjen dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore.

Gazetarja siriane Kholoud Helmi ka deklaruar se dëshiron të kthehet në qytetin veriperëndimor të Idlibit, por nuk është e sigurt se në çfarë lloj vendi do të kthehet, veçanërisht si grua.

“Nuk e di si do të jetë situata”, tha Helmi, shkruan skynews.

“Ne kemi parë në të kaluarën shenja të mos qenit shumë pritëse ndaj grave në Idlib”, shtoi ajo.

“Por gjatë tre viteve të fundit, gjërat ndryshuan dhe njerëzit kanë shpresë, por ne jemi ende të kujdesshëm”, vazhdon sirianja.

Bëhet e ditur se Helmi po planifikon të kthehet në Siri pasi të ketë dokumentet e duhura, por nuk ka asnjë garanci se çfarë mund të ndodhë me vendin e saj gjatë 12 muajve të ardhshëm.

“Nëse HTS do të sundojë njësoj si regjimi i Assadit, por me një fytyrë tjetër, atëherë do të jetë e frikshme”, tha Helmi.

“Njerëzit janë të shqetësuar se konflikti mund të lindë në Siri në disa muaj në vijim. Ne nuk e dimë. Ende konsiderohet jo shumë vend i sigurt për t’u kthyer”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version