Telegrafi

Çfarë kanë kërkuar shqiptarët më së shumti online në 2015?

Në listën e personave më të kërkuar nga përdoruesit shqiptar nga mbarë bota është futbollisti i famshëm Xherdan Shaqiri, i përcjellë nga sensacioni i vitit Era Istrefi, Rita Ora dhe Adnan Januzaj.

Ndërkaq nga titrat më të lexuara të lajmeve kanë qenë ato për fondin e punësimit, vrasjet në Prizren, zgjedhjet në Tiranë, si dhe përgjimet e telefonave mobil.

Vetura më e kërkuar në Gjirafa.com ka qenë Golf 4, i pasuar nga Mercedes, BMW, Golf 3, Golf 2, Audi, Audi A4, Golf 5, Passat dhe Opel Corsa.

Telefonat më të kërkuar në motorin shqip të kërkimit kanë qenë modelet e fundit të Apple, sikurse iPhone 6, iPhone 5, iPhone 5s, Samsung Galaxy S4, HTC, Nokia, Galaxy S5, dhe LG G3. (Telegrafi)