Sondazhi më i fundit që publikohet në revistën britanike “Mirror” thotë se pas pyetjes së 4 mijë meshkujve, 74% e tyre kanë pasur fantazi seksuale me një grua tjetër, veç partneres.
Po sipas këtij studimi janë 28% që thonë se ëndërrojnë të bëjnë seks të nxehtë me mikeshën më të mirë të partneres së tyre, shkruan Lapsi. Ka edhe nga ata që shkojnë edhe më tej kur dëshirojnë një treshe me mikeshën e partneres.
Në vendin e dytë të fantazive seksuale është “shefja”. 14% e meshkujve do donin të bënin seks me drejtuesen e tyre. 13% mendojnë për ish-partneren. 11% fantazojnë për dadon e re.
9% ëndërrojnë mësuesen e fëmijëve dhe 7% u shkon mendja për fqinjën. 5% kërkojnë mjeken ose psikoterapisten dhe 4% me motrën e partneres.
Nëse ju nuk jeni në këtë listë, mos u mërzisni sepse ju jeni “realiteti” ndërsa të tjerat janë “fantazi”. /Telegrafi/