Një foto e Leon Goretzkas e bërë gjatë një seance stërvitore parasezonale të Bayern Munichut këtë javë ka bërë që fansat të flasin.
29-vjeçari u fotografua me duart në ijë, ndërsa flokët e tij ishin dukshëm shumë më pak se sa më parë.
Këto imazh u bënë virale përmes mediave sociale pasi u postuan në Twitter nga krijuesi i përmbajtjes ‘@StokeyyG2’ së bashku me një foto të një Goretzkas në vitin 2020.
Dy imazhet u shoqëruan me mbishkrimin: “Çfarë ndodhi me Leon Goretzka…”.
Mes komenteve, shumë fansa theksuan se ky ishte thjesht procesi natyral i plakjes. Megjithatë, kishte edhe teori të tjera.
Shumë fansa komentuan se Goretzka kishte ‘ra’, ndërsa disa thanë se 12 muaj duke luajtur përkrah Harry Kane mund t’i kishin shkaktuar rënien e flokëve. /Telegrafi/