Site icon Telegrafi

Çfarë ka mbaruar, ka mbaruar

Ndonjëherë mësimet që të jep dashuria janë të ashpra. Dhe nëse një histori nuk funksionon duhet të vazhdosh. Mos hiq dorë nga dashuria, por nga personi që të ka dhënë shkas.

Në shumë raste jemi lënduar thellë, ose ndoshta, e kemi lënduar ne tjetrin. Për një arsye apo një tjetër, ajo histori duhej të përfundonte dhe ashtu ka bërë.

Nuk ka arsye për t’u kthyer te çfarë të ka lënduar të ka lënë të mjerë, te diçka që mund të parandalohet duke i qëndruar larg. Duhet të mos e mendojmë fare. Ja pse:

Nëse do ishte e thënë që të vazhdonte, do kishte vazhduar

Kur diçka nuk shkon mirë, gjëja e parë që dëgjon është “gjithçka ndodh për një aryse”. Dëgjoje mirë. Nuk është një shprehje sa për të thënë diçka. Është e vërteta e ftohtë. Nëse ju do ishit bërë për njëri-tjetrin, do ishit bashkë. Asnjë arsye nuk do ishte aq e rëndësishme sa të shkaktonte ndarjen tuaj.

Nuk do gjesh asnjëherë të duhurin nëse je i apo e fiksuar me të gabuarin

Çfarëdo që ai apo ajo ka bërë dhe që ka shkatërruar marrëdhënien tuaj, është diçka që nuk duhet të ndodhte. Nëse marrëdhënies suaj i ka munguar besimi respekti apo dinjiteti, duhet të jetë dikush tjetër që të të trajtojë më mirë sesa njeriu që të ka thyer zemrën.

Nëse kthehesh te personi që të ka tradhtuar, nuk do kesh rast të takosh dikë më të mirë. Do jesh shumë e verbër për ta dalluar.

Ai njeri do vazhdojë të të lëndojë

Sigurisht, ndjesa do duket shumë e sinqertë herën e parë, po herën e dytë, të tretë, e të katërt? Ideja është: bëj diçka një herë, është aksident (jo tradhtia). Bëje dy herë dhe është e qëllimshme. Nëse dëgjon gjithmonë kërkesë faljeje për të njëjtën gjë, nuk do mbarojë kurrë. Do vazhdosh të ngelesh e zhgënjyer duke besuar premtimet false të ndjekura nga kërkesat për falje.

Respekti nuk do riparohet kurrë

Ti asnjëherë nuk do e kalosh dhembjen. Kur të mendosh për dashurinë tuaj, diçka do të shpojë në zemër. Kur përpiqesh të rregullosh gjërat me dikë të së shkuarës, çdo gjë rishfaqet. Është si të bësh dy hapa para, një pas. Nuk mund të ecësh përpara me kujtimin e shëmtuar që të sulmon sa herë sheh atë person. Ato me të vërtetë nuk do largohen kurrë.

Nuk do jetë kurrë si më parë

Të gjithë na merr malli për fillimet e historisë. Faza e muajit të mjaltit është një mrekulli. E njihni njëri-tjetrin mirë, por jo aq mirë sa të dalloni defektet e fshehura. Kur një marrëdhënie mbaron, nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në fazat e muajit të mjaltit. Është aq e pamundur sa është të besosh dikë që të ka tradhtuar.

Është dikush tjetër më i mirë për ty

Shikoje me kujdes marrëdhënien që ke pasur. Ishe e lumtur, apo ishte një marrëdhënie që të leverdiste? E doje atë njeri me gjithë zemër, apo thjesht të pëlqente të kaloje kohën kur ishe vetëm?

A e mendoje gjatë ditës dhe në orën 2 të natës? Ji e vërtetë me ndjenjat dhe veten tënde. Nëse jo, e kotë të harxhosh energji me të. Nëse po dhe pikërisht ky person të ka lënduar, mëso sa shumë nuk e ka merituar dashurinë tënde. Do gjesh dikë që të të respektojë, dikë që do të të pyesë pse vallë e ke harxhuar kohën me ish-in. Ky njeri do ta bëjë jetën më të thjeshtë dhe do të sjellë vetëm kënaqësi në jetë. Thelbësorja: Ti thjesht nuk ke takuar ende personin e duhur. /Telegrafi/

Exit mobile version