Zënkat me partnerin ose miqtë, humbja e bagazhit dhe vendosja e keqe, janë po ashtu në listën e gjërave që shkatërrojnë pushimin.
Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se thuajse çdo britanik ka qenë së paku në një pushim katastrofal jashtë vendit. Rreth 60% e tyre kanë qenë aq të pikëlluar, saqë pushimet i kanë përfunduar në lot, ndërsa 14% e tyre e kanë shkurtuar pushimin dhe janë kthyer në shtëpi më herët, sepse nuk kanë kaluar aspak mirë.
Fajtorët më të mëdhenj për shkatërrimin e pushimit, janë mes tjerash, djegia nga dielli, fqinjët e zhurmshëm, pastaj edhe alkooli i tepërt.
Shkaktarët më të shpeshtë të pushimit të shkatërruar:
1. Shtyrja e udhëtimit
2. Zënka me partnerin
3. Moti i keq
4. Vendosja e keqe
5. Djegia nga dielli
6. Humbja e bagazhit
7. Ambienti i zhurmshëm përreth
8. Helmimi me ushqim
9. Teprimi me alkool
10. Zënka me miqtë
/Telegrafi/