Site icon Telegrafi

Çfarë i kënaq më shumë femrat – koha e lirë apo seksi?

Në anketën me 500 femra të bërë nga Celistial Sasonings, së paku 46 për qind e të anketuarave “kohën vetëm për vete” e kanë vënë para seksit. Hulumtimi ka treguar gjithashtu që një numër i vogël femrash mund të ndajnë kohë vetëm për veten.

Edhe më shumë brengos fakti që 75 për qind e femrave trillojnë gënjeshtra se p.sh. janë të sëmura apo edhe kanë plane të tjera vetëm e vetëm për t’i siguruar pak kohë vetes. Është krejtësisht e qartë që për femrat nuk është edhe aq këndshëm ta vënë veten në vend të parë – kjo është diç që të gjithë ne së bashku duhet ta luftojmë.

Pra, femra të nderuara, po dëshiruat të shikoni serinë që e adhuroni, të kënaqeni duke pirë kafe apo së paku 20 minuta të meditoni, bëjini këto dhe mos e ndieni veten fajtore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version