Telegrafi

Çfarë goli i bukur nga Xherdan Shaqiri ndaj Turqisë- goditje e pakapshme për portierin

Zvicra e ka shënuar edhe golin e dytë në takimin ndaj Turqisë në rrethin e tretë të Grupit A në kuadër të Euro 2020.

Goli i parë u shënua nga Haris Seferovic qysh në minutën e gjashtë nga një asistim i Steven Zuber.

Derisa krijuan një komoditet në lojën e tyre, Helvetikët shënuan edhe golin e dytë.

Ishte minuta e 26-të, kur Zuber sërish asistoi, mirëpo tani për Xherdan Shaqirin që realizoi një gol të bukur jashtë zonës së rreptësisë së turqve.

Ky është goli i dytë i lojtarëve shqiptarë që realizohet në këtë Euro 2020, pasi ditë më parë realizoi edhe Ezgjan Alioski. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >