Zvicra e ka shënuar edhe golin e dytë në takimin ndaj Turqisë në rrethin e tretë të Grupit A në kuadër të Euro 2020.
Goli i parë u shënua nga Haris Seferovic qysh në minutën e gjashtë nga një asistim i Steven Zuber.
Derisa krijuan një komoditet në lojën e tyre, Helvetikët shënuan edhe golin e dytë.
Ishte minuta e 26-të, kur Zuber sërish asistoi, mirëpo tani për Xherdan Shaqirin që realizoi një gol të bukur jashtë zonës së rreptësisë së turqve.
Ky është goli i dytë i lojtarëve shqiptarë që realizohet në këtë Euro 2020, pasi ditë më parë realizoi edhe Ezgjan Alioski. /Telegrafi/