Tifozët e Newcastle kanë qenë absolutisht të uritur për sukses në vitet e fundit, më mirë thënë në dekadat e fundit.
Laraskat shpresojnë të festojnë këtë të diel kur përballen me Manchester Unitedin në finalen e Carabao Cup.
Eddie Howe po bën mrekulli në “St James’ Park” dhe duket se do të jetë njeriu që më në fund do t’i japë fund thatësirës së trofeve dhe do të rikthejë ditët e lavdisë në Veri-Lindje.
Në fakt, Newcastle nuk ka fituar asnjë trofe që nga viti 2006. E edhe atëherë, ata fituan e Kupës Intertoto.
Ishte e pabesueshme, pasi 11 skuadra u kurorëzuan si kampionë – pasi fituan ndeshjet në garën e vjetër të nivelit të tretë të Evropës, ku secila skuadër kaloi në UEFA Cup.
Newcastle përfundimisht u shpall fitues pasi shkoi më lartë se sa 10 klubet tjera në garën e UEFA Cup, që tani njihet si Europa League.
Skuadra e Glenn Roeder nuk mori një trofe tradicional për arritjen e tyre, por në vend të kësaj, kapitenit të atëhershëm Scott Parker iu dha një pllakë. Në fund të fundit, ky ishte “trofeu” i parë i Newcastles pas 37 viteve.
Newcastle mundi Lillestrom 4-1 në total – duke fituar 3-0 në Norvegji pas barazimit 1-1 në St James’ Park.
Ja se si dukej ekipi i drejtuar nga Roeder në atë kohë.
Shay Given
Stephen Carr
Titus Bramble
Steven Taylor
Celestine Babayaro
Nolberto Solano
Emre
Scott Parker
Charles N’Zogbia
James Milner
Shola Ameobi
Formacioni i plotë
/Telegrafi/