Shkruan: Qemajl Vuçitërna
E përgatisin në kuadër të ceremonive tradicionale japoneze të çajit, ndërsa më shumë se 800 vjet murgjit Zen e përdorin gjatë meditimit, transmeton Telegrafi.
Bima rritet në vendet me hije gjatë paraverës, ndërsa shkurret mbulohen para mbledhjes për t’u parandaluar ekspozimi direkt në rrezet e diellit. Në këtë mënyrë ngadalësohet rritja e gjetheve dhe ato marrin nuancë më të mbyllët të të gjelbrës.
Punëtorët i mbledhin gjethet me dorë dhe i lënë në diell për t’u tharë. Derisa thahen gjethet ngadalë dredhen dhe bimën në atë gjendje e quajnë tencha. Pasi që ia heqin dredhat dhe rrënjët, tencha shndërrohet në pluhur, i cili quhet matcha.
Ky pluhur mund t’ua rrisë nivelin e energjisë gjatë ditës dhe ka shunë pak kalori. Në mënyrë të shkëlqyeshme pastron organizmin dhe është shtesë e mirë gjatë dietës sepse njëkohësisht pastron metabolizmin dhe djeg yndyrat.
Hulumtimet kanë treguar që matcha mund t’ju ndihmojë të digjni kaloritë katër herë më shpejt.
Nuk ka efekte anësore, nuk dëmton organizmin, nuk rrit shtypjen e gjakut.
Me këtë pluhur mund të largoni toksinat, metalet e rënda dhe papastërtitë nga organizmi. Pasi që rritet në hije, matcha është më e pasur me klorofil se sa çdo çaj tjetër i gjelbër dhe për këtë arsye është superiore në pastrimin e organizmit.
Mund ta blini në shitoret e ushqimit të shëndetshëm dhe mund ta përdorni për pastrimin e organizmit, për dobësim, ose edhe për ngjyrosjen e ushqimit.
Ju sjellim edhe recetën për akulloren matcha
Ju nevojiten:
– 1,5 filxhanë qumësht,
– 1.5 filxhan krem të lëngshëm,
– 2 deri 3 lugë matcha pluhur,
– 1 lugë uji të nxehtë dhe
– 1 lugë vanilje.
Në enë përzieni qumështin dhe sheqerin dhe me mikser elektrik përzieni derisa të mos tretet sheqeri. Përziejeni pluhurin matcha dhe 1 lugë ujë të nxehtë, dhe këtë shtojani përzierjes së sheqerit dhe qumështit.
Shtoni edhe kremin e lëngshëm dhe vaniljen, dhe përzieni të gjitha mirë. Akulloren lëreni në frigorifer gjatë natës. /Telegrafi/