Pakistani sulmoi Iranin në orët e para të së enjtes, si shenjë hakmarrje ndaj sulmeve që kreu ky i fundit në territorin pakistanez, një ditë më parë.
Numri i viktimave nga ky sulm thuhet të ketë shkuar në nëntë, sipas raportimit të medieve iraniane, transmeton Telegrafi.
Sulmet besohet të jenë kryer në provincën juglindore Sistan-Baluchestan të Iranit, në atë që Pakistani tha se u goditën “strehimet e terroristëve”.
⚡️ ❗???? Videos from Iran confirming attack by Pakistan.
Pakistan Airforce is reportedly been involved in Strikes inside Iran.#Pakistan #Iran pic.twitter.com/QnpZ2tYgNq
— The Macro Story (@themacrostory) January 18, 2024
Pakistanezët e quajtën operacion “Marg Bar Samachar”, por çfarë do të thotë kjo?
Në gjuhën iraniane “Marg Bar” do të thotë “vdekje për” derisa “sarmachar” në zhargonin lokal të rajonit Balochistan do të thotë “gueril” dhe përdoret nga militantët që veprojnë në rajonin ndërkufitar midis dy vendeve.
Ushtria pakistaneze tha se kishte goditur ato që i quajti “strehimet e përdorura nga organizatat terroriste, sikurse Ushtria Çlirimtare e Balochistanit dhe Fronti Çlirimtar i Balochistanit”. /Telegrafi/