Telegrafi

ÇFARË ËSHTË KJO BRISHTËSI DHE NGA VJEN

Poezi nga: Marina Tsvetaeva
Përktheu: Kolec P. Traboini

Çfarë është kjo brishtësi dhe nga vjen?
Ata nuk janë të vetmet kaçurrela që unë
kam shtruar ngadalë – dhe buzët që unë
kam njohur – më të errëta se tuat ishin

si yjet që feksin e ikin tej sërish
(çfarë është kjo brishtësi e nga vjen?)
shumë vështrime kanë lindur e vdekur
këtu përballë syve të mi

dhe gati asnjë këngë të tillë s’kam dëgjuar
në errësirën e natës më parë
(çfarë është kjo brishtësi e nga vjen?):
këtu, në brinjën e këngëtarit.

Çfarë është kjo brishtësi e nga vjen?
E çfarë duhet të bëj unë me këtë, të ri
këngëtar i fshehtë, që sapo kalon?
Jehona jote është – më e gjatë se e kujtdo.