Edhe pse fusha mjekësore, dermatologjike apo estetike është shumë e zhvilluar, nuk ekziston një trajtim që bën zhdukjen totale të strijave, megjithëse ka opsione si kremra, mikroneedling apo laser
Tashmë, opsioneve të mësipërme i është shtuar edhe një lloj trajtimi që mund ta keni hasur në disa video virale në TikTok: Kamuflimi i strijave.
Sipas estetistëve, është një teknikë PMU (Permanent makeup) ku mjeku përshtat pigmentet me tonin e lëkurës dhe përdor pajisje dixhitale për të vendosur pigmentin në lëkurë, duke mbuluar shenjat dhe duke i bërë më pak të dukshme.
♬ Spongebob writes an essay – lastmanstanley
Logjika pas trajtimit është kombinimi i disa pigmenteve njëri mbi tjetrin, kështu që përzierja e tyre të jetë sa më e saktë.
Sigurisht, kamuflimi i strijave nuk është si të ngjyrosni një libër. Pajisje si “Stretch Mark Camouflage” janë zhvilluar posaçërisht për këtë lloj trajtimi.
Trajtimet për eliminimin apo zbehjen e strijave janë zgjedhje personale të secilit. Megjithatë, ato janë një gjendje e zakonshme e lëkurës, e cila nuk sjell asnjë problem edhe nëse nuk “trajtohet”.
♬ Spongebob writes an essay – lastmanstanley