Site icon Telegrafi

Çfarë është ‘The International’ në Dota 2: Një turne që ofron shuma marramendëse për pjesëmarrësit – gjithçka që duhet të dini rreth këtij turneu

The International është një turne vjetor i kampionatit botëror të eSports për videolojën Dota 2, i organizuar nga zhvilluesi i lojës, Valve.

International, ndryshe i quajtur edhe si TI, është turneu më i madh në histori të eSports i organizuar nga Valve, ku mbledh të gjitha ekipet më të mira të botës, duke garuar kështu për çmime me shuma marramendëse.

Turneu i parë “TI” u mbajt në vitin 2011 në qytetin Koln të Gjermanisë, ku ishin ftuar 16 ekipe nga e gjithë bota, fitues ishte shpallur ekipi ukrainas Na’Vi.

Rreth 1.5 milion euro shpërblim ishin shpërndarë në turneun e parë të The International, ku afër një milion u ndan për ekipin fitues.

Në vitin 2012, The International u zhvendos në Seattle, Washington, duke vazhduar kështu për gjashtë vite radhazi, ku u ftuan gjithsej 14 ekipe, ndërsa shuma e çmimeve të shpërndara arriti vlerën e njëjtë me atë të turneut të parë “TI”, rreth 1.5 milion euro.

Që nga viti 2013, turneu filloi të ketë rritje të madhe, pasi komuniteti i Dota2 fillojë të kontribuojë në grupin e çmimeve, ku çmimi i cili u shpërnda për ekipet pjesëmarrëse arriti vlerën e afro 2.5 milionë euro.

Fondi i çmimeve të International tejkaloi vlerën e 10 milionë euro në vitin 2014 dhe 20 milionë euro në vitin 2016.

Pas gjashtë vitesh organizimi në Seattle, The International i vitit 2018 u mbajt në Vancouver të Kanadasë, ndërsa në vitin 2019 turneu u mbajt në Shanghai, të Kinës, ku grupi i çmimeve arriti shifrën rreth 30 milionë euro, duke e bërë çmimin më të madh të një turneu të vetëm të eSports.

Ndërsa International i dhjetë i cili pritej të mbahej në vitin 2020 në Suedi, u shty për shkak të pandemisë COVID-19, dhe u mbajt më vonë në vitin 2021 në Bukuresht të Rumanisë.

Ky edicion i the International theu rekord në vlerën e grupit të çmimeve, ku rreth 36 milionë euro u shpërndan për ekipet pjesëmarrëse.

Fitues i turneut të fundit International doli ekipi rus, Team Spirit ku morën me vete në shtëpi 16.5 milionë euro.

Ekipi i OG në krye me kapitenin ‘n0tail’ është ekipi i vetëm që ka arritur të fitojë The International dy herë, duke dalë fitues në organizimin e vitit 2018 dhe 2019.


Më poshtë e gjeni listën e ekipeve që kanë dal fitues të The International ndër vite:

The International 1, viti 2011 – Fitues Na’Vi
The International 2, viti 2012 – Fitues Invictus Gaming
The International 3, viti 2013 – Fitues Alliance
The International 4, viti 2014 – Fitues Newbee
The International 5, viti 2015 – Fitues Evil Geniuses
The International 6, viti 2016 – Fitues Wings Gaming
The International 7, viti 2017 – Fitues Liquid
The International 8, viti 2018 – Fitues OG
The International 9, viti 2019 – Fitues OG
The International 10, viti 2021 – Fitues Team Spirit


 

/Telegrafi/

Exit mobile version