Jack Grealish iu kërkua të gjente vendin ku kishte lindur në një hartë të Mbretërisë së Bashkuar dhe ai ishte si disi i humbur në të.
Sulmuesi i Manchester City iu bashkua Jordan Hendersonit, James Ward-Prowse dhe Conor Coady për për një intervistë në një kanal anglez në YouTube.
Henderson duhej të merrte me mend se nga ishte Grealish dhe të shpjegonte rregullat, përpara se t’i thoshte që ta zgjidhte vetë.
26-vjeçari shikon hartën dhe pyet: “Çfarë, është ajo Anglia?”.
Të tre lojtarët si dhe prezantuesja Emma Louise Jones u shpërthyen në të qeshura ndërsa Grealish i shikoi të gjithë me një buzëqeshje në fytyrë.
“Unë nuk kam asnjë shans!”, thotë ai ndërsa ecën në anën e pasme të hartës.
Nuk është hera e parë që Grealish vihet në siklet dhe duket se nuk e di se si duket harta e Anglisë.
Ish-trajneri Dean Smith i përshkroi njohuritë e futbollistit si ‘enciklopedike’ gjatë Euro 2020.
Më pas ai pranoi se nuk e dinte se çfarë do të thoshte kjo fjalë dhe iu shpjegua atij.
crying they had to explain it to him five times and he still doesn’t have a clue what they’re talking about 😭 https://t.co/zrRRfhGNpv
— lia 🏆✋🏻 (@CHlLWELLS) May 13, 2022
“Pra, ju dini gjithçka që duhet të dini rreth futbollit”, i tregoi një gazetar. “Një enciklopedi është një libër që ka përshkrime të çdo fjale dhe gjëje në të”.
Grealish iu bashkua Cityt për 120 milionë euro verën e kaluar dhe ka qenë një sezon debutues i ndërlikuar.
Ai ka shënuar vetëm pesë gola dhe ka regjistruar katër asistime në 38 paraqitje, por ka ende gjasa të fitojë Ligën Premier. /Telegrafi/