Ruud Gullit, Jaap Stam, Ronald Koeman, Van Nistelrooy dhe fenomeni Ronaldo, janë disa nga yjet e mëdha që kanë veshur fanellën bardh e kuq dhe kanë dhuruar spektakël për klubin holandez.
PSV, ashtu si edhe Ajaxi, është klub i cili historikisht ka prodhuar dhe zhvilluar lojtarë të mëdhenj për hir të futbollit botëror.
Klubi holandez edhe sot e kësaj dite është duke e vazhduar këtë traditë, lojtarët e tyre janë cak kryesor i shumë klubeve të mëdha evropiane, posaçërisht i atyre nga Liga Premier.
Manchester Unitedi këtë verë arriti të sigurojë shërbimet e Memphis Depay, kurse Newcastle United të Georginio Wijnaldum. Të dy lojtarët ishin vendimtarë në titullin e fituar nga PSV në sezonin e kaluar, ku të dy së bashku shënuan 36 gola.
Për fat të keq për PSV-në, gjithmonë vjen koha që ata duhet të përshëndeten me yjet e tyre, të cilët ‘rrëmbehen’ nga ekipet e mëdha.
Shumë shpesh tifozët e futbollit dhe posaçërisht ata të PSV e pyesin veten se si do të dukej ekipi i tyre nëse ata nuk do t’i shisnin disa nga lojtarët e tyre më të mirë gjatë viteve të fundit.
Më poshtë keni një formacion, se si do të ishte ekipi startues i PSV-së në këtë sezon, nëse ata nuk do të shisnin disa nga lojtarët e tyre kryesorë në vitet e fundit:
/Telegrafi/