Bisedat me të dashurin e ri për ish- partnerët janë shpeshherë të sikletshme.
Por sa shumë duhet të tregoni dhe çfarë gjëra duhet t’i mbani mbyllur në të kaluarën? – transmeton Telegrafi.
Sipas ekspertes së lidhjeve dhe të seksit, Dr. Nikki Goldstein, bisedat për ish- partnerët mund të jenë ose bisedë e dhimbshme ose e padëmshme, dhe janë një udhëtim i panevojshëm në të kaluarën.
Ajo këshillon:
“Përveç nëse diçka ju ka ndodhur në një lidhje që jua ndryshon situatën e tanishme, nuk është e nevojshme të flisni për të kaluarën”.
Gjithashtu ajo tregon se duhet t’i zgjedhim fjalët shumë me kujdes kur flasim për ish- partnerët sepse bisedat e tilla mund të shpijnë në fjalosje dhe xhelozi.
Dhe, mbi të gjitha, thotë ajo, është të mos lavdëroheni për ish- partnerët sepse është gjë shumë e pasjellshme dhe domosdoshmërish shpie në fjalosje. /Telegrafi/