Telegrafi

Çfarë duhet të dini rreth programit të ecjes?

Nëse shfrytëzoni pedometër (matës së hapave), ju ndoshta mund të befasoheni kur të shihni se sa hapa mund të bëni thjesht duke bërë një punë të përditshme ose duke kryer një porosi.

Aktivitetet e vogla, si për shembull, të ngjiteni shkallëve në vend të ashensorit ose të parkoni veturën më larg dhe të ecni në këmbë për në destinacionin tuaj, mund të realizohen shpejt dhe pa ndonjë problem. Bëhuni kreativë. Në vend të postës elektronike (e-mail) ose thirrjes në telefon të bashkëpunëtorëve ose fqinjëve, ecni deri te ata. Kur takoheni me ndonjë ose vizitoni ndonjë shok, propozoni të ecni në vend se të qëndroni brenda.

Për të përfituar nga ecja në shëndetin e zemrës, ecni me gjallëri të mjaftueshme për të rritur pulsin dhe frymëmarrjen, por jo aq shpejt sa të mos mund të flisni qetas. /Telegrafi/