Është e mundshme të dukeni më atraktive brenda pak minutave. Disa strategji përfshijnë ndryshimin e pamjes fizike; tjerat përfshijnë më shumë qasjen apo sjelljen tuaj me tjerët.
Më poshtë, Telegrafi ju sjellë disa mënyra përmes së cilave do t’i bindni tjerët se jeni atraktive – dhe këto nuk marrin shumë kohë!
Buzëqeshni më shumë
Në dy eksperimente të ndryshme, hulumtuesit e Zvicrës kishin ekzaminuar lidhjen mes joshjes dhe buzëqeshjes.
Ata kishin zbuluar se aq më e madhe buzëqeshja, aq më joshëse dukej një fytyrë!
Vishuni me të kuqe
Një studim – me pjesëmarrës nga Kina, Anglia, Gjermania dhe SHBA – ka zbuluar se femrat duken më joshëse kur vishen me të kuqe.
Vishni take të larta
Në vitin 2015 është publikuar një studim francez, ku tregohej se meshkujt i shohin tejet atraktive gratë të cilat veshin take të larta.
Prandaj, herën tjetër që dilni, zgjedhni mirë çfarë mbathni! /Telegrafi/