Sulmet nga qentë nuk janë të rralla, por të rralla janë rastet kur viktimat dinë si të reagojnë në situata të tilla.
Prandaj, ish- pjesëtari i Navy SEAL, Clint Emerson, shpjegon se çfarë duhet të bëni në rast se sulmoheni nga qeni.
Sipas tij, është mirë të provoni ta goditni me boks në hundë qenin dhe të mbroheni me bluzë, çantë apo çfarëdo që keni afër.
Tjetra, në rast se rastësisht keni ushqim me vete, hidhjani ushqimin qenit, sepse ai kështu do të jetë i zënë dhe nuk do të ketë kohë të mendojë për t’ju sulmuar.
Nëse assesi nuk mund t’i ikni sulmit, hiqni bluzën dhe mbështilleni rreth dorës, ndërsa sulmet e qenit shmangni vetëm me dorë sepse nuk dëshironi që ai t’ju sulmojë në pjesët vitale të trupit. /Telegrafi/