Site icon Telegrafi

Çfarë DUHET të bëni nëse ju ka tradhtuar PARTNERI?!

Kur partneri ju tradhton me dikë tjetër, kjo me të vërtetë se ju shkakton dhimbje. Megjithatë, jo domosdoshmërish duhet të vuani dhe ta fajësoni veten për çdo gjë, pasi që është në ‘gjakun’ e shumë njerëzve të mos jenë besnikë.

Pra, ekspertët e lidhjeve thonë se ndër gjërat më të rëndësishme që duhet t’i bëni pas një rasti të tillë, është të mos e fajësoni veten.

Duhet ta kuptoni se nuk është faji juaj që dikush ju ka tradhtuar. Nuk jeni përgjegjës këtë, nuk e keni “merituar” dhe partneri i ka tejkaluar kufijtë në vend se t’ju tregojë nevojat e veta. Kjo gjë duhet të mbetet faji i partnerit, asnjëherë i juaji.

Nëse e fajësoni veten për një gjë të tillë, ju vetëm sa do e shkatërroni veten dhe nuk do arrini asgjë.  Prandaj, gjithmonë mbajeni kokën lart dhe shikoni rrethanat nga të gjitha pikëpamjet në mënyrë që ta merrni vendimin e duhur për atë se çfarë do të bëni më tutje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version