Nëse qëllimi juaj është të bëheni miliarder, atëherë më mirë është të zgjedhni të studioni inxhinieri ose të gjeni një punë si agjent i shitjes.
Të paktën kështu thonë hulumtimet nga agjencia britanike e rekrutimit ‘Aaron Wallis Sales Recruitment’, e cila e ka ekzaminuar listën e revistës ‘Forbes’ me 100 personat më të pasur në botë për të zbuluar se çfarë ata kanë studiuar, cila ka qenë puna e parë e tyre, dhe sa të pasur janë bërë, transmeton Telegrafi.
Raporti ka zbuluar se 75 nga 100 personat më të pasur në botë kanë një diplomë shkolle, ndërkaq 22 prej këtyre 75-ve kanë studiuar inxhinieri.
53 nga 100 personat më të pasur gjithashtu kishin filluar të punonin në një biznes jo familjar, ku 19% kishin punuar në rolin e agjentit të shitjes dhe 17% kishin filluar si tregtar aksionesh.
Njëkohësisht, 17 nga top 100 miliarderët në botë e kishin filluar karrierën duke e krijuar biznesin e tyre.
Këto janë pesë drejtimet universitare më të zakonshme që zgjedhen nga miliarderët:
1: Inxhinieri – 22 nga 100 miliarderët më të pasur në botë kanë diplomë në këtë fushë
2: Biznes – 16 nga 100 miliarderët më të pasur në botë kanë diplomë në këtë fushë
3: Financa dhe Ekonomi – 11 nga 100 miliarderët më të pasur në botë kanë diplomë në këtë fushë
4: Drejtësi – 6 nga 100 miliarderët më të pasur në botë kanë diplomë në këtë fushë
5: Shkenca kompjuterike – 4 nga 100 miliarderët më të pasur në botë kanë diplomë në këtë fushë
Dhe këto janë pesë punët e para që i kanë bërë miliarderët para se të bëheshin kush janë sot:
1: Agjent i shitjes – 10 nga top 100 miliarderët më të pasur në botë e kanë pasur profesion si punën e tyre të parë
2: Tregtar aksionesh – 9 nga top 100 miliarderët më të pasur në botë e kanë pasur profesion si punën e tyre të parë
3: Zhvillues softueri – 5 nga top 100 miliarderët më të pasur në botë e kanë pasur profesion si punën e tyre të parë
4: Inxhinier – 5 nga top 100 miliarderët më të pasur në botë e kanë pasur profesion si punën e tyre të parë
5: Analist – 4 nga top 100 miliarderët më të pasur në botë e kanë pasur profesion si punën e tyre të parë
Rob Scott, drejtor në kompaninë ‘Aaron Wallis Sales Recruitment’ ka deklaruar: “Sot jemi duke e parë se pothuajse të gjithë njerëzit më të rëndësishëm në biznes janë të diplomuar dhe se diploma mund të jetë hapi i parë për t’ju përgatitur për karrierën që ju pret”. /Telegrafi/