Telegrafi

Çfarë do të ndryshonin meshkujt tek e dashura e tyre?

Kualiteti të cilin më së shumti e vlerësojnë
Në pyetjen se cilit kualitet më së shumti i kushtojnë vëmendje me rastin e zgjedhjeve të një vajze, 31% e tyre ishin pajtuar se më e rëndësishmja është sinqeriteti. Pos kësaj, nga partnerja kërkojnë kujdes (24%) dhe inteligjencë (20%).

Tradhtia
Meshkujve po ashtu u ishte shtruar pyetja nëse do ta tradhtonin partneren e tyre nëse ekziston mundësia që kjo të mos kuptohet nga partnerja e tyre, ndërsa që rezultatet ishin shumë interesante. Në fakt, 38% e tyre thekson se nuk do ta bënin një gjë të tillë, sepse kjo ndërlidhet me moralin e tyre, ndërsa pjesa tjetër prej 38% thotë se nuk do ta bënin shkaku se do t’i brente ndërgjegjja e fajit. Në fund 17% e tyre me siguri se do ta bënin, por përsëri se do t’i mundonte ndjenja e fajit.

Ndryshimi i shpeshtë i disponimit 
Përgjigjet nuk do ishin edhe aq befasuese. Meshkujve më së shumti u kishte penguar ndryshimi i shpeshtë i disponimit (16%). Pjesës tjetër, 13% e meshkujve nuk do të ndryshonin asgjë. Rreth 5% e të anketuarve do t’ua ndryshonin dukjen, ndërsa që inteligjencën e tyre do ta ndryshonin vetëm 1%.

"Facebook"
Rreth 41% e të anketuarve mendon se nuk përbën kurrfarë problemi nëse e dashura r tyre edhe më tutje shoqërohet në Facebook me ish të dashurin, derisa (31 %) të meshkujve u pengon kjo gjë, derisa 28% nuk do të kishin asgjë kundër.

Seksi
Sikur të pyetej mashkulli dashuria do të ndodhte disa herë brenda ditës, e me këtë pajtohen rreth 77% e meshkujve. Njëherë në javë do të ishte e mjaftueshme për 12% të meshkujve.
/Telegrafi/