Site icon Telegrafi

Çfarë diskutojmë në shtrat

E rëndësishme nuk është të krijosh një lidhje, por si ta mbash atë. Kujdesi që tregojmë për shëndetin e raportit tonë seksual zhbëhet me kalimin e viteve. Kjo pasi në krevat fusim të gjitha problemet e jetës së përditshme duke mos i kushtuar vëmendje dëshirës për t’u gjendur seksualisht me partnerin dhe për tu çliruar nga ngarkesat që na krijohen.

Duke mos e jetuar seksin jashtë anktheve të ditës humbasim tërësisht pasionin për ta shijuar atë, pa qenë nevoja për të arritur me doemos në orgazëm. Nëse në fillimet e një lidhjeje fjalori erotik i dy partnerëve është pjesë e rëndësishme e aktit seksual, kjo nuk ndodh më pas.

Aftësia për të ngjyrosur fantazitë e shfrenuara dhe për t’u bërë pjesë e lojërave erotike nuk shkon paralelisht me kapërcimin e disa stadeve të jetës bashkëshortore. Personat e përfshirë në një marrëdhënie harrojnë se seksi është një çështje tepër intime që ka të bëjë vetëm me jetën e tyre në çift. Është për t’u habitur sesi në disa raste me kalimin e moshës shtohen paragjykimet dhe njerëzit bëhen më të turpshëm në seks, ndërkohë që seksologët sugjerojnë se nuk ka asgjë të turpshme në sjelljen erotike të dy partnerëve sado e ‘pacipë’ të jetë ajo.

Dëshira seksuale mund të rritet vetëm nëse krijohet atmosfera e nevojshme nga dy partnerët për të pasur një kontakt seksual të shpenguar dhe me efektivitet të lartë. Në rastet kur i keni provuar të gjitha mënyrat zgjidhja e vetme është të merrni këshilla më të specializuara pranë një eksperti të fushës. /Telegrafi/

Exit mobile version